Deputeti i PD Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me seancën që do të zhvillohet të hënën, më 30 tetor, seancë kjo e cila u shty nga java e parë, pas bllokimit të faltores nga opozita.
Në një reagim në Fecebook, Korreshi shkruan se mazhoranca i tremben opozitës prandaj dhe sipas tij përjashtoi deputetët.
Por me ironi ai thotë se mazhoranca nuk di t’i bëjë llogarit mirë, pasi përjashtimi për 10 ditë i deputetëve, përfundon në datë 29, dhe se ata do të jenë prezent në këtë seancë.
Postimi i plotë:
Mazhorance qe di te vjedhe, por nuk di te numeroje
Nuk ka me qesharake se keta.
I tremben opozites prandaj dhe na perjashtojne dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojne as vendimet e tyre.
Perjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyre ne fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale perfundon ne daten 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 dite.
Ky eshte turpi i dyte pas atij te perjashtimit te 23 deputeteve.
NE DO TE JEMI NE SEANCE!
7×7 = 42 Paska qene semundje ngjitese!