Në arrati prej 5 muajsh, arrestohet autori i kultivimit të qindra bimë narkotike në Malësi të Madhe (Emri)

0
96

Një 44-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar “Vukpalaj”, i cili nisi në qershor të këtij viti.

Policia e Shkodres sqaroi se ka arrestuar shtetasin, Artan Kalaj

Në atë kohë, policia gjeti dhe asgjësoi nëpërmjet djegies 116 bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi

Bashkautor për kultivimin e 116 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, më datë 2 qershor, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit “Vukpalaj” u arrestua autori tjetër i kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor anticannabis të koduar “Vukpalaj”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 44 vjeç.

44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin P. K., të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Vukpalaj”, të zhvilluar më datë 02.06.2023, kishin kultivuar në territorin e fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here