Në analizën e tij në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Armand Shkullaku u shpreh se në Shqipëri nuk ka më drejtësi. Gjatë diskutimit të tij, Shkullaku u shpreh se, Edi Rama nuk e do Sali Berishën përballë në politikë, po do vetëm Lulzim Bashën.
Sipas analistit të njohur, SPAK deri më tani ka shkuar vetëm deri tek ato që ka lëshuar vetë Rama dhe nuk ka hetuar siç duhet për të hetuar skandalet e kësaj qeveri.Ky Gaçi, meqë thonë Berisha ka firmosur për kthimin e një prone, ish-pronarëve dhe merret nën hetim. Po këtë të investitorit strategjik dhe lejen e ndërtimit kush ja ka miratuar Gaçit? A është pyetur ndonjëherë kryeministri se si e dhe ti këtë leje, si ja dhanë vartësit e tu zhvillimin e këtij projekti. A pyete gjë për konfliktin e interesit. Rama nuk pyetet fare, por merret i pandehur Sali Berisha.
Nëse deri dje, mund të kem pasur një lëkundje ose një dilemë, nëpërmjet SPAK dhe Gjykatës Speciale mund të ndryshonin gjërat për mirë në këtë vend, unë mendoj se kjo i vuri kapakun dhe këtu, ajo që ne themi prej kaq kohësh, regjimi është instaluar plotësisht. Këtë do ta kuptojmë kur me të vërtetë të shikojmë me shqetësim fenomenet që na ndodhin rreth nesh.
Pse e plasën tani këtë gjë. Se është kjo teoria naive se do Sali Berishën përballë, ndërsa e thotë vetë me zë e figurë në parlament Lulzim Bashës, se ty dua të të kem përballë. Sepse po të ishte kaq i zgjuar Rama, që donte Berishën, i kishte dhënë vulën, e kishte lënë të kandidonte me emrin e tij në zgjedhje. Jo. E kuptoni se ku kemi arritur ne, nuk ndodh as tek ato vendet që nxore ti, nuk ndodh që të të caktojë opozitën, pushteti. Thotë nuk je ti opozitë që ke 600 mijë vota, që ke gjysëm milionë shqiptar nga pas, por është ky.
E kuptoni se ku jetojmë. Shembet prona pa vendim gjykate. Tjetri shkon në burg, kryetar bashkie, me spiun policie nga brenda. Këtu eliminohet opozita me ligj.
SPAK ka vajtur deri tani, tek ata që Rama i ka lëshuar sipas planit të dosjeve. Sepse kur hartohen dosjet në SPAK ndahen plani i punës dhe njoftohet ‘babloku’. Dhe u thotë, këtë e keni pas 3 muajsh pa asnjë funksion, këtë pas 6 muajsh do e heq, këtë do ta keni pa imunitet, ky do lejë mandatin, këto të tjerët me ndryshime që do bëj në qeveri nuk do ti keni më. Kjo është drejtësi me regji.
Shiritat tek Gaçi janë vendosur prej 2 javësh, por lajmin e hodhën dje që të thonë, ja e hodhëm edhe një kockë këtej. Thirret Duçka sot, për të thënë se po hetohet edhe nga Rama, janë të pavarur. Shihni rezultatin në fund, ku i kemi figurat e kapot e dosjes së Dibrës, që flasin fiks si ato filmat me mafia’, tha analisti Armand Shkullaku në SYRI TV.