U përjashtuan 23 deputetë opozitarë/ Berisha paralajmëron: Parlamentin nuk e braktisim. Do të ketë uragan !

0
104

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e së hënës (30 tetor) pavarësisht se vetë Berisha dhe 22 deputetë të tjerë opozitarë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës

“Do të shkojmë në seancë, do jeni aty dhe çfarë qëndrimesh do mbajmë. Parlamentin nuk e braktisim, do të donim që të iknim por absolutisht jo”, tha Berisha.

Sa i përket aksionit opozitar, Berisha paralajmëroi se “do të jetë uragan” dhe do të jetë i bashkërenduar me Partinë e Lirisë.

“Aleatët e mbështesin plotësisht aksionin që nisëm. E kanë mbështetur dhe e mbështesin. Ky është një aksion opozitar që do bëhet uragan opozitar.

Edhe nga Partia e Lirisë. Të gjithë bashkë, nuk kemi asgjë të ndarë. Vendimi është konsultuar paraprakisht me Partinë e Lirisë. Dhe vazhdojmë. Vazhdojmë betejën”, u shpreh ish-kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here