Berisha: Edi Rama nuk mund ta vendosë kurrë nën kontroll PD-në dhe opozitën e Shqipërisë

0
100

Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD-së ku do votohet një rezolutë për hapat e mëtejshme pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor të dosjes Partizani. Berisha u shpreh se Rama nuk mund ta vendosë kurrë nën kontroll PD-në dhe opozitën e Shqipërisë.

Ata hyjnë në këtë proces sepse e panë që ajo puna grata, non grata nuk eci, nuk piu ujë dhe tani menduan se po rreshtojmë ca prova.Mirëpo u deshën vetëm pak ditë që 70% e opinionit publik ti hedhë poshtë me përçmim, si shpifje, si trillime të denja vetëm për Ramën dhe çetën e tij.Ky proces është veç se plumbi i radhës në një breshëri që ka nisur ndaj opozitën në vitin 2021, kur ne me qëndrimet tona i thyem ëndërrën Edi Ramës për të kontrolluar të fundit institucion që nuk e ka futur nën kontroll dhe nuk do të mund ta vendosë kurrë, PD dhe opozitën e Shqipërisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here