Martin Henze, këshilltari për çështjet ekonomike tek CDU-ja gjermane ka reaguar në Twitter, mbi deklaratën e fundit të Kriechbaum ku legjitimon në mënyrë absurde sulmin politik të drejtësisë shqiptare ndaj liderit të Opozitës, Sali Berisha.
Henze shkruan se Kriechbaum është bërë një kukull propagandistike e autokracisë Rama/Basha.
POSTIMI
Kush èshtë Krichbaum
E keni fjalën për kolegun e partisë që viziton relativisht shpesh serbët në Mal të Zi apo që viziton Ramën apo Bashën në Tiranë? E keni fjalën për njeriun që ka bërë krahasimin nazist në Shqipëri?
Dhe i cili, siç thotë BILD, uroi qeverinë mafioze të Ramës për rindërtimin e shtetit shqiptar, duke vlerësuar de facto vendosjen e një autokracie, çmontimin e lirisë së shtypit, politizimin e policisë, mosfunksionimin e gjyqësorit dhe legjislativit dhe ekzekutivit më të korruptuar në Europë.
Një vend ku çdo zgjedhje është e manipuluar, ku nuk ka ligj zgjedhor demokratik dhe i sjell dobi vetëm Ramës, vlerësohet prej tij. Duket sikur është zëdhënësi i shtypit i Ramës/Bashës.
Një vend ku nuk ka pothuajse fare liri shtypi si në Shqipëri dhe ku, që kur ka ardhur Rama në pushtet në vitin 2013, ka pasur një rritje eksponenciale të eksporteve të drogës në BE, pastrim parash dhe korrupsion qeveritar, nuk mund të jetë një shtet kushtetues. E keni fjalën për zotin Kriechbaum që, ashtu si zyra e shtypit e Ramës, pretendon se pjesë të mëdha të rezolutës 10-pikëshe të parlamentit gjerman të 2019-ës janë përmbushur?
A ka një ligj zgjedhor demokratik? Jo. A ka liri shtypi? Jo, po kufizohet gjithnjë e më shumë. A është bërë kallëzim ndaj Grupit Rama për mashtrimet zgjedhore të vitit 2017? Jo. A është Shqipëria një demokraci parlamentare? Jo, sepse duhet një shtet kushtetues funksional, i cili nuk ekziston.
Nga ana tjetër, Shqipëria është bërë de fakto një shtet njëpartiak për shkak të shokëve të Ramës që lundrojnë nën një flamur fals në opozitë, të cilët e kanë copëtuar opozitën. A është Shqipëria shtet kushtetues? Jo. Deri më sot, struktura e drejtësisë është de facto jofunksionale dhe në varësi të autokracisë Rama. Lufta kundër korrupsionit bëhet, si në Rusi, me synimin për të neutralizuar kritikët dhe kundërshtarët politikë të administratës Rama.
Dosjet e gjykatës shqiptare janë shqyrtuar dhe administruar në kompaninë private të ish-gruas së Ramës… Më lejoni ta mbyll duke thënë se krahasimi nazist i Kriechbaum-it, dhe këtë e them si dikush familja e të cilit u vra pjesërisht në Aushvic dhe pjesërisht nga komunistët, është një turp për Gjermaninë, i papranueshëm.
Kriechbaum duket se është bërë një kukull propagandistike e autokracisë Rama/Basha…. Ky njeri është intelektualisht i mangët në vendin tonë. Pra, personi e ka përjashtuar veten si konservator dhe demokrat. Nuk janë interesante gjërat që thotë… Krishtlindja me gjasa është afër për të.