ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një video-dokumentar ku pretendohet se grupi “Bajri” ka lëvizur ditën e zgjedhjeve në Shkodër duke pretenduar se ky grup ka ndikuar në zgjedhje. Sot ne paraqesim para jush dhe shqiptarëve, terrorin që ushtruan ditën e zgjedhjeve, vrasësit serialë, njëra nga anëtarëve të bandës më të rrezikshme të Ballkanit dhe Europës, banda e Bajrëve në qytetin e Shkodrës
Se si kjo bandë e Edi Ramës, e lidhur direkt me Taulant Ballën, që merrte pjesë në shtabin elektoral të PS, të kryesuar nga Elisa Spiropali, del në qytet me autokolonën e blinduar dhe ushtron terror të paparë në Shkodër.
Me terrorin e vet, banda e Bajrit me autokolonën e krimit, bëri gjithçka t’i instalojë në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri.
Sot jam këtu gjithashtu për të denoncuar dhe deklaruar se SKAP-i i partisë është një seksion i bandës së Bajrit, është një organizatë kriminale, e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza.
Një prokuror guximtar dhe një oficer policie, guxoi të zbatonte ligjin dhe pelektorale.rangosi Bajrët për vrasjet e tyre. Natyrisht prangosja e Bajrëve për vrasje, kërkonte një guxim para së gjithash sepse është e njohur fuqia e tyre hakmarrëse. Por ai nderoi ligjin.
Bajrët në Tiranë, erdhën në strofullën tyre. e SKAP-i i partisë, pas disa muajsh pseudohetime, mbyll dosjen e tyre në Tiranë duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale.
Se ata nuk përbënin grup kriminal dhe si të tillë, nuk mund të ishin objekt hetimi për SKAP-in.
Organizata kriminale SPAK, transferoi dosjen në Shkodër. Dhe në Shkodër gjithçka ishte e rregulluar që të prishen provat dhe Bajri që kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15-vjeçare, të dalë i pafajshëm.
Që kishte kryer krime të tjera. Të lirohen me një skemë ku rol kryesor luajti SKAP-i i partisë, prokurorë kryesorë të SKAP-it të partisë.
Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Një nga një, këto do zbërthehen. Por sot ne ju paraqesim ju, terrorin që ata ushtruan më 14 maj, në qytetin e lirisë, në qytetin e Shkodrës, për të grabitur mandatin e qytetarëve të Shkodrës.
Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar horror, 24 minuta. Keni durim, por tregon të gjithë dramën elektorale të qytetit. Me emër, mbiemër, me targa, me makina. Qarkullimi që bënë këta gjatë ditës me makina.
Më falni, harrova të them se përveç Beharit dhe Denisit, Safeti edhe ai u nxor nga burgu menjëherë, se kishte pasur qëndrim të mirë, dhe u dërgua te banda para zgjedhjeve.
Një moment dua t’ju sqaroj këtu. Nuk ka qenë e mundur të disponohen videot e të gjithë udhëtimit, të gjithë terrorit nëpër të gjithë Shkodrën, sepse njerëzit kanë frikë të japin videot.
Këto video kemi mundur të sigurojmë dhe këto video ua paraqitëm ju, të cilat tregojnë qartë se çdo gjë mund të ishte në Shkodër, përveçse votim jo. Mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandat i Bajrëve dhe ne kurrë nuk do e pranojmë.
Ne u deklarojmë shqiptarëve dhe në radhë të parë qytetarëve të Shkodrës, se motiv themelor për betejën tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë, vota e qytetarëve pa terror të bandave kriminale, vota pa blerje masive të votës, vota e qytetarëve shqiptarë, njëlloj si qytetarë të vendeve të lira.
Është një betejë jo e lehtë, por është betejë që ne e fitojmë. I garantoj qytetarët se ne do e fitojmë këtë betejë dhe do u japim mundësi që të votojnë në dinjitet të plotë.”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.