Studentët e Mjekësisë arritën dakordësi me rektorin e Universitetit/ Shehu: Fitorja e parë! Ky regjim zbutet vetëm me përballje !

0
258

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas arritjes së dakordësisë mes studentëve dhe rektorit të Universitetit, Arben Gjata, i cili u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës, dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate.

Sipas Tritan Shehut, kjo është fitorja e parë e studentëve, ndërsa shton se “ky regjim zbutet vetëm me përballje.”

Postimi i Shehut:

Ky rregjim “zbutet” vetem me perballje!

Fitorja e pare e studenteve te mjekesise!

Mbas disa jave protestash studentet e mjekesise arriten te sigurojne mos firmosjen e kontrates per “pune te detyruar”, deri sa te dale vendimi i Gjykates Kushtetuese.

Po keshtu nuk do te paguajne as “haracin” prej 250 mije leke ne vit.

Nje fitore e pare, por e jo e plote kjo!

Sidoqofte eshte nje terheqje e rregjimit, qofte edhe per te fituar kohe, nga zbatimi i atij ligji i denje per “bujk roberine”, perballe kesaj levizje studentore.

Nje fitore e studenteve ne saje te rezistences se tyre.

Une tashme nuk dua te para gjykoj vendimin e Gjykates Kushtetuese, por…

Dua te theksoj se ai ligj i miratuar per turpin e Kuvendit ne lidhje me “punen e detyruar” te studenteve te mjekesise eshte:

Krejt antikushtetues!

Ne kundershtim te plote me te drejtat themelore te njeriut.

Ne kundershtim te plote me karten e Keshillit te Europes per punesim e levizje te lire.

Eshte nje rrembim, vjedhje e mbajtje peng e dipllomes universitare!

Te shpresojme se kete here Gjykata Kushtetuese do te kete “sy, veshe e goje te lire”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here