Zmbrapset Nikolla, Kuvendi anulon vendimin për përjashtmin e 23 deputetëve të opozitës

0
635

Në një kohë kur të gjithë prisnim një ‘përplasje’ mes deputetëve të opozitës dhe gardës së republikës, Kuvendi mesditën e sotme ka bërë një hap pas duke anuluar vendimin për përjashtmin e 23 deputetëve të opozitës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i është “frikësuar” ndonjë përplasjeje të mundshme dhe mësohet se deputetët opozitarë të përjashtuar do të mund të marrin pjesë në seancë pasi ka mbaruar afati i pezullimit.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka njoftuar kolegët e tij se i ka ardhur një njoftim nga Kuvendi për pjesëmarrjen e 23 deputetëve të përjashtuar në seancë.

“Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

Kujtojmë se salla e seancave plenare më 19 tetor, u shndërrua në arenën e protestës politike të opozitës. Pa nisur seanca opozitarët bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare. Në ato kushte kaosi, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që drejtonte seancën plenare, vendosi shtyrjen. Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë. Vendimi u mor po atë ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here