Manjani: Çështja ‘Berisha’ është një sajesë, e krijuar nga asgjëja

0
552

Gjatë diskutimit në ‘A Show’ me Adi Krastën, juristi Ylli Manjani është shprehur se ‘çështja Berisha’ është një sajesë.

Sipas tij, kjo dosje nuk ka brum fare, është një budallik.

‘Realisht në çështjen ‘Berisha’ nuk ka brum fare, ashtu siç nuk ka edhe në çështjen ‘Beleri’, nuk ka arsye ligjore për të krijuar një çështje të tillë.

Ju siguroj me bindej dhe ndershmëri ekstreme, se ashtu siç ka çështje të tjera rutinë në SPAK që nuk kanë brum, por ama janë çështje. Ajo që e bën sot të pabesueshme apo problematike reagimin opozitar është; pse nuk reagoni për të tjerët njësoj.

Vijmë te elementi besimi, duhet të krijosh marrëdhënie besimi, duhet ti rrish një parimi, sepse, unë e përsëris këtë gjë; çështja Berisha nuk ka substancë, është sajesë. Është e krijuar nga asgjëja, sepse është budallik ti thuash që, kryeministri i ka dhënë pronën, pronarit që nuk e konteston askush.

Në rastin ‘Partizani’ duhet gjykuar se si është e mundur që shteti i fortë i Berishës nuk nxirrte ca zaptues nga godina. Asgjë nuk kishin privatizuar ata të ministrisë së Mbrojtjes, ua kishin zënë njerëzit atë godinë.

Nuk bëhet kjo, por bëhet krejt e  kundërta, ngrenë një çështje nga asgjëja. Tani ti ngresh tjetrit një çështje nga asgjëja, është e papranueshme. Kur kjo i ndodh një shefi opozite është 100 herë më e papranueshme’, tha Ylli Manjani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here