Deputeti Partisë Demokratike, Luan Baçi tregoi shkaqet e dhunës dje në Parlament. I ftuar në “Ora Neës” Baçi theksoi se sulmet dhe provokimet e pandalshme të mazhorancës, e detyrojnë opozitën të reagojë në atë mënyrë.
“Ne nuk kemi rrugë tjetër. Ka provokime te herëpashershme të mazhorancës ndaj opozitës.
Dhe kur them provokime, ato nuk janë provokime thjesht me fjalë, por janë provokime duke mohuar të drejtën dhe duke të të nxjerrë sikur nuk ekziston. Pra ne jemi në një fazë të tillë: do ekzistojmë, apo do të shfarosemi fare?! Po po, Partia Demokratike dhe opozita është në një situatë “luftë për ekzistencë”.
Sa herë më bëhet kjo pyetje, 100 herë kërkoj ndjesë për mënyrën se si kemi vepruar, por në radhë të parë ne duhet të sistemojmë veten tonë.
Dhe për ta bërë këtë, ne na duhet të luftojmë me këtë mazhorancë të korruptuar që ka zgjedhur të bëjë një lojë të pisët duke ushqyer 5-6-7 apo 8 deputetë me një ish-kryetar që vazhdon t’i thotë vetes kryetar dhe vazhdon të bëjë aktivitete duke i quajtur kuvende me frymën që i jep mazhoranca vetëm e vetëm për të qenë kryetar.
Në 2019-ën Rama e kishte mercenarin e tij, tashmë e ka një të punësuar nga Rama”, u shpreh deputeti demokrat, Luan Baçi.