Majlinda Palushi, mësuesja që ra pre e dhunës së nxënësit të saj, pak ditë më parë në shkollën ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në Neës24.
“Nuk kam qenë në gjendje as me fol. Kam qenë në gjendje shoku. U rikuperova pas operacionit.”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Si je?
Mësusja: Do rri dy muaj në spital, për klavikulën, kam nevojë për fizioterapi. Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërini e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thash; dilni jashtë. I thash dil jashtë, dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin me thirr policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon. Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i vetë. Në këtë kohë…unë i thash; vazhdojmë. Vazhdoj të bëjë ilaritet…. “Yyyy s’të erdhi policia”- më tha..Unë ia ktheva dhe i thash; ti e ke marrë kot vitin. Në këtë debat e sipër kur ai më thoshte; ‘do më kalo edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në tesha të babës tem’…skam përmend babën e vetë. E kam përmend te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain.”, tha mësuesja.