“Le të sjellin 200-300 forca të gardës herën tjetër“, Bardhi paralajmëron: Derisa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj, mazhoranca ta harrojë që do kryejë veprimtari normale !

0
139

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar mazhorancën se nuk do ta lejojë të kryejë veprimtari normale, pa respektuar ato të cilat ai i quan të drejta të opozitës.

Bardhi përsëriti edhe njëherë tri kërkesat në emër të grupit opozitar, me të cilat kërkon lejimin e ngritjes së Komisioneve Hetimore, ndryshimin e përbërjes në Komisionin e Reformës Zgjedhore si dhe kërkon nga kryetarja e Kuvendit që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të PD-së.

Gazment Bardhi: Kemi bërë propozimet tona për përbërjen e komisionit dhe mazhoranca do duhet të respektojë kërkesën e opozitës që të përfaqësohen në komisionin e posaçëm me ato kolegë deputetë që ne dëshirojmë të na përfaqësojnë.

Së treti ka të bëjë me një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e Parlamentit bën me urdhër politik të Edi Ramës në punët e grupit parlamentar të PD.

Se kush është grupi parlamentar i PD dhe si rregullohemi në organizimin tonë të brendshëm kjo s’është punë as e Edi Ramës, as e kukullës së tij, që është kthyer në një manekin dhe riprodhon porositë e Edi Ramës.

Derisa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj, dhe mazhoranca ta harrojë që do kryejë veprimtari normale. Mund të sjellin 200-300 forca të gardës herën tjetër..

Nëse kryetarja e Kuvendit duhet të mbushë korridoret me punonjës garde për të dhunuar deputetët e opozitës do duhet të presë pasojat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here