Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ishte këtë të mërkurë në SPAK, ku u pyet në lidhje me kallëzimet e depozituara prej tij për krime zgjedhore me 14 maj.
Në një dalje për mediat pas dëshmisë, Lefter Maliqi u shpreh se u ka paraqitur prokurorëve prova dhe fakte për abuzimet dhe asfaltin elektoral në Kuçovë nga kryebashkiaku socialist Kreshnik Hajdari.
Maliqi shprehu besimin se SPAK do të rrëzojë Hajdarin teksa theksoi se do t’i marrë mandatin që e ka rrëmbyer padrejtësisht në Bashkinë e Kuçovës.