Tensionet në selinë e Kuvendit vijojnë akoma, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk lejohen nga punonjësit e Gardës të futen në sallën ku po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Salianji akuzoi mazhorancën se po i përdo punonjësit e Gardës si punonjës personal të tyre.
Punonjësit e Gardës i përdorin si punonjës personal dhe ju japin urdhra”, tha Salianji.
Kujtojmë se seanca u shty për në orën 13:00 pasi më herët nuk u lejua zhvillimi i mbledhjes për shkak të bllokimit nga opozita. Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë