“Polonia mund të përplaset me Rusinë”, ish-kreu i Kremlinit: Varshava do të nisë Luftën e Tretë Botërore nëse…

0
169

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus dhe njëherazi ish-kreu i Kremlinit, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se veprimet e Polonisë mund të çojnë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe të nisë Luftën e Tretë Botërore.

“Ngritja ushtarake e Polonisë dhe prania ushtarake polake në Ukrainë mund të shkaktojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Varshavës dhe Bjellorusisë dhe Rusisë”, tha Medvedev në një artikull për mediat ruse.

Sipas Medvedev, “veprimet e pamatura të Polonisë, nëse mbështeten nga aleatët e saj në NATO, mund të kenë pasoja të rrezikshme për të gjithë botën”. ”

Atëherë Polonia do të përmbushë rolin e ‘hienës së Evropës’ që nisi Luftën e Tretë Botërore,” shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here