Media e njohur amerikane Fox News ka bërë një përshkrim të asaj që u shënua një ditë më parë në parlamentin shqiptar, ku opozita protestoi duke mos lejuar veprimtari normale të seancës.
Sipas artikullit, deputetët shqiptarë të opozitës ndërpriten seancën në shenjë proteste kundër asaj që ata thonë se është një sundim gjithnjë e më autoritar nga socialistët në pushtet.
Ligjvënësit demokratë bllokuan socialistët e majtë të kryeministrit Edi Rama të zinin vendet e tyre dhe vendosën karriget njëra mbi tjetrën në sallën qendrore. Demokratët hodhën flakadanë dhe madje pati edhe momente tensioni me socialistët.
Megjithatë, seanca në dhomën prej 140 anëtarësh vazhdoi më vonë dhe ligjvënësit socialistë votuan pro 21 projektligjeve.
Sali Berisha, kreu i një grupi në Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, e përshkroi përleshjen në parlament si një “grevë të përkohshme” dhe tha se demokratët do të vazhdojnë me veprime të tilla për sa kohë që “parlamenti i turpshëm” vazhdon të me akte të tilla
“Nuk e respektuan grevën tonë”, tha ai për socialistët.
Trazirat në parlament nisën për herë të parë dy javë më parë, dy ditë përpara se prokurorët të akuzonin Berishën për korrupsion për shkak të një skeme të blerjes së tokës që tani është nën hetim ligjor në kryeqytetin e Tiranës.
Prokurorët e çështjes pretendojnë se 79-vjeçari Berisha i ka dhënë favore financiare dhëndrit të tij, 50-vjeçarit Jamarber Malltezi. Berisha muajin e kaluar tha se zyra e prokurorit përgjegjëse për rastet kundër zyrtarëve të lartë apo çështje të mëdha e kishte urdhëruar atë të mos largohej nga vendi.
Opozita ka thënë se do të radikalizonte protestat e saj, por nuk dha detaje.