PPP-të e shëndetësisë morën 1,2 mln euro pa bërë asgjë brenda një viti

0
238

Kontratat koncesionare të shëndetësisë, ajo e kontrollit mjekësor bazë e njohur si “Check Up” dhe e Dializës në vitin 2022 morën 1,2 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryera.

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore gjeti se, edhe në vitin 2022, për kontratën e “Check Up” janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20,172 raste, me një kosto në shumën 31,004 mijë lekë pa TVSH dhe 37,198 mijë lekë me TVSH.

Gjithashtu nga auditimi mbi zbatimin e Kontratës Koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, të lidhur midis MSHMS dhe Shoqërisë “DV” SHPK, ka rezultuar se edhe për vitin 2022, pagesa e koncesionarit nuk kryhet për shërbim të kryer, por për shërbim të faturuar, i cili përfshin likuidimin e rasteve të pakryera ose shprehur ndryshe nën projeksion vjetor, si dhe të rasteve të realizuara mbi projeksion mujor, të secilës qendër dialize.

Në total janë 8,854 raste, nga të cilat 6,918 raste nën projeksion dhe 1,936 raste mbi projeksion, në shumën 99,191 mijë lekë, që përfaqëson pagesë për shërbim të pa kryer, shprehet KLSH.

Në total për të dy kontratat janë paguar 136 milionë lekë ose 1,2 milionë euro për shërbime që nuk janë kryer dhe kjo po vjen për shkak të defekteve gjatë hartimit të kontratave.

Gjatë vitit 2022, janë realizuar në total 454,828 kontrolle mjekësore bazë (Check up), ose 96 % e atyre të parashikuara në nenin 3 dhe 4 të kontratës së financimit mes koncesionarit dhe Fondit, ku dyshemeja, për të cilat bëhet pagesa është 475,000 raste në vit, bazuar në këtë shifër vjetore projektohet me bazë mujore nga ku për çdo muaj të vitit parashikohen të kryhen 39,583 raste minimale.

Muajt për të cilët ka pasur tejkalim të projeksioneve kanë qenë tre (shkurt, shtator, tetor) 2022 ka verifikuar KLSH-ja.

Për vitin 2022 janë planifikuar 450 pacientë dialize, ku secili prej tyre parashikohet të kryejë 13 seanca në muaj, nga ku totali i seancave vjetore të parashikuara ka qenë 70,200 seanca dialize.

Numri faktik i pacientëve për vitin 2022 ka qenë 95% e projeksionit vjetor, ndërsa realizimi i seancave, 90% e projeksionit vjetor, kjo ka ardhur pasi jo në të gjithë muajt janë realizuar 13 seanca dialize/pacient.

Nga verifikimi i analizës vjetore të paraqitur nga ana e DPKS, rezultoi se treguesit e shërbimit të dializës janë paraqitur të konsoliduar, por mungon një analizë e detajuar mbi trendet e ndryshimeve dhe faktorët që i kanë sjellë, për të mundësuar monitorimin e këtyre treguesve.

Që nga fillimi i koncesionit deri në vitin 2021, pagesat për shërbime të pakryera nga koncesionet kishin kaluar vlerën 44 milionë euro./MONITOR

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here