Reshjet e dendura/ Meteorologu tregon sa do të zgjasin: Stuhia që preku Italinë ka kaluar në Ballkan, ja zonat e rrezikuara

0
341

Meteorologu Hakil Osmani theksoi për News 24 se stuhia që preku Italinë ditët e fundit ka kaluar në rajonin e Ballkanit. Sa i përket Shqipërisë, Osmani thotë se thuajse i gjithë territori shqiptar do të preket nga reshje të dendura shiu.

“Është stuhia që ka prekur më përpara Italinë dhe ka ardhur në territorin e Ballkanit. Parashikohet që këto reshje të mbeten prezentë në orët e para të ditës së shtunë. Herë pas here do të jenë me inteniste të lartë. Zona më të prekura do të jetë Qarku i Shkodrës, Lezhës, Tirana, Vlora e deri në Qarkun e Shkodrës. Praktikisht thuajse i gjithë territori shqiptar.

Era do të jetë e fortë dhe në disa raste do të jetë mbi 80 km në det të hapur. Kjo stuhi mbetet e fuqishme deri në orët e para të ditës së shtunës kryesisht në ultësirën perëndimore dhe më pas do të ketë dobësim. Stuhia mbetet e fuqishme deri në mëngjesin e ditës së shtunë. Dita e diel do të ketë prezente reshje por do të jenë të pakta”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here