Rikthehen reshjet në mesditë, ja parashikimi i motit për sot

0
165

Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik si dhe brigjet Skadinave.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë.

Reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të jetë intensive dhe hera herës problematike, me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 16-25m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 6 deri 20°C
në zonat e ulëta 14 deri 21°C
në zonat bregdetare 14 deri 23°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here