Moti i keq ka shënuar incidentin e parë në vend. Një efektiv i Rrugores në Tiranë ka mbetur i plagosur nga një objekt i cili është shkëputur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Efektivi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e reshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.