Një 55-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se bashkëpunoi me dy persona të tjerë për të trafikuar 300 kg lëndë kanabis sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.
Në pranga janë vënë I. O. dhe K. O. (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë, si edhe E. B., 55 vjeç që në bashkëpunim me dy të arrestuarit e tjerë, trafikonin drogë.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua më 17 shtator të këtij viti. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.