“Taulant Balla dhe Qazim Sejdiu kanë sjellë në SPAK nga Elbasani, tre prokurorët mbrojtës të bandës së Elbasanit dhe të krimeve të tyre: Alfred Shehun, Enkeleida Millonajn dhe Kreshnik Ajazin.”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili ka dhënë detaje dhe ka kërkuar që ato të bëhen publike, lidhur me tre prokurorët e korruptuar dhe të katapultuar nga organizatat kriminale në SPAK me mbështetjen e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Në shënimin e tij në Fb, Berisha shkrua si më poshtë: “Grupi i strukturuar kriminal i Prokurorisë së Elbasanit është sot në SKAP. Më poshtë vetëm disa nga krimet e këtij grupi.
Anëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që prishi provat e mbrojti Ballën dhe shkatërroi përgjimet që faktonin implikimin e tij direkt në krime dhe vrasje.