Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një vajzë gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i 5-të i pallatit, një tjetër i ri është hedhur nga ballkoni në Durrës.
Viktima ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.
Nuk dihet ende në ç’rrethana ka rënë dhe ka humbur jetën menjëherë pasi ka rënë në pjesën e tarracës së objektit.
Policia jep detaje: 22-vjeçari në Durrës ra aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit