Iu gjet uniforma ushtarake me mbishkrime përçarëse, vihet në pranga një serb në Bërnjak

0
186

Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar këtë të shtunë (4 nëntor) në Bërnjak.

Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një bluze me kapuç me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake me mbishkrime që nxisin përçarje.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj”, njofton Policia e Kosovës.

Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë po ashtu shtetas serb, shtetas i Malit të Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here