Morali publik dhe mediatik i Carlo Bollinos

0
321

Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion me Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e Partisë Demokratike.

Bollino ndoshta është mësuar gjithmonë të bëjë monolog dhe debate ndryshe, por mesa duket me Bylykbashin “i ngeli sharra në gozhdë”.Ai u gëlltit dhe u përpoq të qeshte me ironi kur Bylykbashi i tha se kishte ndërtuar në një pronë që pronarët e kishin dhënë për të ndërtuar një gjimnaz dhe ai atje kishte vendosur televizionin e tij.Për këtë rast, në fakt ka pasur 3 vendime të Këshillit të Ministrave që nga dhënia me qira te shembja e godinave për interes të Carlo Bollinos nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Në fakt, Carlo Bollino është një zëdhënës dhe ushtar i devotshëm, është një propagandist i padiskutueshëm i Rilindjes, i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Bollino, më shumë sesa një gazetar, i cili duhet të jetë në rolin e oponentit, ai këtë detyrë e bënte vetëm kur në pushtet ka qenë PD-ja apo Berisha, sot është një armik i përbetuar i PD-së publikisht dhe kjo tashmë është e njohur.

Carlo u përpoq të bënte moralin e tij publik, që e bën shpesh, apo edhe politik. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ai është thuajse zëri i popullit të Partisë së Punës dikur ose thënë ndryshë një karakatinë e vjetër e mendimit mediatik.

Bollino që flet dhe çuditet kur e akuzojnë me fakte konkrete, nuk mund të mohojë 3 VKM-të për pronën që ka marrë kur ka ndërtuar televizionin. 3 VKM, për të cilat sipas standardit që po hetohet Sali Berisha, duhet të hetohet edhe Edi Rama në qoftë se duam të kemi një standard të njejtë në drejtësi,  për të kuptuar më pas a ka apo nuk ka vepër penale.

Moralisht Carlo Bollino nuk mund të flasë, është përfitues i pronave publike nga Qeveria si shërbëtor i kësaj të fundit dhe ka marrë shumë shpërblime, mjafton të shohim aktivitetin, bizneset dhe të ardhurat. Nuk është më as gazetar e as botues, por përfitues.

Image

Carlo Bollino ka koncesione, të cilat janë investuar nga qeveria dhe më pas menaxhohen prej këtij të fundit.

Carlo Bollino është direkt apo indirekt përfitues i fondeve publike, apo investimeve, tenderave i të ardhurave të taksapaguesve shqiptarë.

PD-ja ka denoncuar përfitimet e Igli Gjelishtit dhe nënkontraktimet e Carlo Bollinos, i cili gjithmonë justifikohet se ka kompani për të kryer punë.

Pyetja lind, pse u bë me nënkontraktim dhe nuk u mor direkt? Këto i përkasin hetimeve të SPAK.

Më tej, te morali publik apo politik i Carlo Bollinos mund të themi se ka shumë e shumë çështje, të cilat konsiderohen edhe si shkelje të ligjit dhe vepra penale dhe për këtë arsye ai është kallëzuar në SPAK.

Carlo Bollino dje ndoshta e ka ndjerë veten me moralin më të lartë, pasi vërshuan ujërat e zeza në Tiranë, shpërtheu Lana, i mbytën televizionin dhe prej orësh ka qenë pa sinjal në TV.

I mbyturi të mbyt thonë, ndoshta dëmet janë të mëdha dhe problematika do të dojë kohë të zgjidhet, por Carlo sërish do të mbetet i njejti. Edhe pse i shpërthyen ujërat e zeza dhe i mbytën televizionin, nuk ka thënë asnjë fjalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj apo bashkisë për menaxhimin e situatës, e ndërkohë që Tirana po përmbytej, kryebashkiaku dilte dhe mbështeste, i jepte kurajo Firences apo Toskanës.

Carlo Bollino me moralin publik, mediatik dhe politik që kërkon të shesë kur është përfitues fondesh, koncesionesh apo pronash publike, nuk mund të jetë ndryshe aspak sesa ajo prostituta e përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. Rilindjes të korruptuar Carlo i bën fresk.

Çfarë qëndrimi mund të kesh kur e dëgjon Carlon të flasë kundër korrupsionit, kur dëgjon Carlon të flasë kundër atyre që kanë përfituar nga pronat publike, kur dëgjon Carlon të flasë kundër atyre që kanë përfituar koncesione apo para nga taksapaguesit shqiptarë. Ka zhvilluar biznese nën influencën e qeverisë shqiptare.

Carlo është një megafon i Rilindjes, ku kurrsesi nuk mund të kërkohet morali publik, mediatik dhe politik tek ai. Nuk është thjeshtë dhe vetëm një botues, një gazetar propagandistik që nuk ndryshon shumë nga patrionazhistët e Qeverisë, veçse ai dhe disa rreth tij janë patonazhistët e medias.

Për më tepër, kryen edhe rolin e skenaristit, por duket se atje është edhe më i dobët sesa morali i tij publik, mediatik dhe politik./ CNA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here