Nga Besart Xhaferri:
Universiteti “Fan Noli” në Korçë prej një dekade po përballet me ulje drastike të numrit të studentëve, duke bërë që shumë degë të këtij Universitetit të mbyllen.
Pavarësisht kësaj panorame vrastare, kreu i qeverisë, i njohur si kryeministri armik i arsimit dhe dijes, njofton se do ketë një godinë të re të këtij universiteti, a thua se Korça vuan për godina e jo për student e të rinj.
Asnjë godinë sado e bukur e madhështore të jetë nuk e ka vlerën e një studenti që mungon në auditore, pasi shpirti i një institucioni arsimor nuk janë godinat, por studentët, pedagogët e pikërisht këta mungojnë.
Edi Rama ka dëshmuar se urren rininë dhe janë të rinjtë ata që tronditin themelet e autokracisë që po ndërton, ashtu siç ishin të rinjtë që shembën regjimin e etërve të tij.
E njëjta panoramë si në Korcë, është në Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës, ku në auditore numri i studentëve ulet çdo vit.
Eksodi i të rinjve dhe i trurit duhet të jetë shqetësimi i një qeverie dhe jo kullat dhe vazot 4 milionë euroshe që zbukurojnë panoramën e oborrit të Kryeministrisë!