Askush nuk e vë ujin në zjarr për helmimin masiv të Elbasanit ku vdekja e ngadaltë kancerogjene po bën kërdinë!

0
416

Nënkryetari i PD l, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi ditën e sotme (6 nëntor) në një pikë grumbullimi të skrapit, në Metalurgjikun e Elbasanit. Krahas një videoje të publikuar në Facebook Boçi shkruan se askush nuk e vë ujin në zjarr për helmimin masiv të Elbasanit ku vdekja e ngadaltë kancerogjene po bën kërdinë çdo ditë e më shumë.

Reagimi i plotë:

Elbasani mbytet nga ndotja në çdo drejtim!

Nuk mjafton inceneratori, zona metalurgjisë, uzina e baterive, përpunimi gomave për lëndë djegëse në Balldren.

Na duhen tani dhe tymrat dhe djegiet e mbetjeve kancerogjene të Skrapit.

Askush nuk e vë ujin në zjarr për helmimin masiv të Elbasanit ku vdekja e ngadaltë kancerogjene po bën kërdinë!

Zoti e shpëtoftë Elbasanin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here