Deputeti i PD Dashnor Sula ka shpërthyer me tone tepër të forta ndaj Gardës, pasi kjo e fundit nuk i lejoi që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit
Ai u ka thënë atyre se duhet të kenë turp që ‘lëpihen për një rrogë’, ndërsa edhe pse u lejua të futej në Kryesi, vetëm ai, vijonte të fliste me tone të larta.
“Lëpiheni për një rrogë, turp të keni! Turp të keni! E shkatërruat Shqipërinë, kanë ikur të gjithë. Bëni fresk pushtetit, turp të keni të gjithë, turp të keni, turp, diktaturë, turp të keni….”, është shprehur me tone të forta Dashnor Sula.