Deputeti demokrat Bledjon Nallabati, ka deklaruar për mediat pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Posaçme pas përplasjes fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sina, se nuk ka goditur askënd.
Ai tha se “të tilla veprime nuk nderojnë askënd”, por theksoi se në Parlament po ndodhin gjëra më të turpshme.
Bledjon Nallbati: “S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.
Në atë parlament ka gjëra më të turpshme që ndodhin. Qindra miliona euro po shkojnë për PPP-të. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit.”