Deputeti demokrat Bledion Nallbati është paraqitur sot në SPAK pas padisë së dorëzuar nga grupi i PS.
Javën e shkuar ishte Vullnet Sina i cili dëshmoi në Prokurorin e Posaçme, pas përplasjes fizike që pati me deputetin demokrat.
Grupi parlamentar i socialistëve, pavarësisht se Sina deklaroi se e kishte falur demokratin, firmosën kallëzim penal në SPAK për Nallbatin për “goditje për shkak të detyrës”.
Konflikti erdhi pasi opozita kishte bllokuar foltoren e Kuvendit në shenjë proteste për mohimin e të drejtës së fjalës. Sina ishte duke folur kur Nallbati i fiku mikrofonin. Kjo tensionoi situatën mes tyre duke çuar në përplasje fizike.