Gjatë diskutimit në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, në lidhje me marrëveshjen e fshehtë të Edi Ramës dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, për pranimin e refugjatëve nga Afrika, juristi Ylli Manjani u shpreh se, Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, por e shqiptarëve.
‘Nëse duam të kërkojmë përgjegjësi, ligji e detyron Edi Ramën që ta zbatonte. Pastaj shkojmë në parlament, dhe do ta shikonim sa fuqi ka, do ta ratifikonte apo jo. E pastaj i lind e drejta kujto që ta denoncojë në Gjykatën Kushtetuese.
Këtu mbyllet cikli ligjor i përgjegjësive mbi këtë marrëveshje specifike e cila prek territorin e Republikës së Shqipërisë.
Po prek territorin e Republikës së Shqipërisë dhe territori i Republikës së Shqipërisë nuk është pronë e Edi Ramës, por pronë e popullit shqiptar dhe populli duhet ta dijë këtë gjë.
Kaq është analiza ligjore e kësaj gjë, pa asnjë ngarkesë tjetër dhe pa asnjë insinuatë tjetër.
Nuk ke pse e trajton zonën e Shëngjinit dhe Gjadrit, pra Lezhën në këtë formë, që kaq meritoni, ca kapanone dhe kaq.