Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se asgjë s’do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij, janë gatshëm për sakrifica të mëdha.
“Asgjë s’do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrifica të mëdha, të të drejtave kushtetuese.
Akti i djeshëm regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një Parlamenti, ku Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyllë me dry dyert e Parlamentit në të cilët ata janë anëtarë dhe kanë imunitetin e tyre, Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimit.”
Berisha ka vijuat më tej teksa është shprehur se këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi që ka përligj ligjet e drogës, kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit.
“Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi që ka përligj ligjet e drogës, kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit. Të dashur qytetarë, kjo betejë është betejë me të keqen më të madhe të historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës. “
Kryedemokrati është shprehur se kryeministri Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare sepse do të nxjerrin vjedhjet e tij, do nxjerrin se si për interesa të tij dhe klaneve të tij, porti mijëravjeçar i Durrësit përfundon në hiç vetëm e vetëm se ky dhe klani i tij në Dubai të ndërtojë 12 mijë apartamente të përvetësojë 1.2 mln km katror truall publik.
“Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare sepse do të nxjerrin vjedhjet e tij, do nxjerrin se si për interesa të tij dhe klaneve të tij, porti mijëravjeçar i Durrësit përfundon në hiç vetëm e vetëm se ky dhe klani i tij në Dubai të ndërtojë 12 mijë apartamente të përvetësojë 1.2 mln km katror truall publik.
Edi Rama del firmëtar kryesor në vjedhjen e shekullit, që janë djegësat dhe veçanërisht ai i Tiranës. Ai nuk mund të pranojë hetimin e tij sepse del i implikuar aksioner me Pëllumb Gjokat, që janë prejardhje krimi dhe droge. Nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar sepse del duke shkelur ligje dhe konventa evropiane sepse kërkon të emërojë në Himarë grabitësin e tokave të himariotëve.”