Nga një atraksion turistik që është deklaruar se të bëhej, tani Shëngjini do të shndërrohet në bazë për pritjen e klandestinëve nga Afrika.
Pikërisht këtë zone turistike mediat e huaja e krahasojnë me Lampeduzën apo me një Guantanamo, italiane. Kjo marrëveshje nuk është pritur mire as nga banoret e kësaj zone, të cilët kundershtojnë marrëveshjen e firmosur nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Ata tregojnë se pjesë me e madhe e të rinjve është duke e lënë këtë vend, teksa vene theksin të gjendja e vështirë ekonomike me të cilën po përballen.
Banorët në Shëngjin dhe në Gjadër shigjetojnë qeverinë, duke u shprehur se nga kjo marrëveshje përfitojnë vetëm qeveritarët dhe jo qytetarët, teksa bëjnë edhe krahasim se nga afganët që pritën në verën e vitit 2021 nuk përfituan asgjë.