Është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.
Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda kopshtit. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.’
Ministria e Arsimit ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj një vajzë 3-vjeçare në një kopsht privat në zonën e Ali Demit, në Tiranë. 3-vjeçarja përfundoi në spital me këmbë të thyer që dyshohet t’i jetë shkaktuar nga dhuna e edukatores.
MAS thotë se ka kërkuar mbylljen e kopshtit, pasi ky i fundit nuk kishte licencë për veprimtarinë që kryente.