Sa herë ben reshje me rrëmbim në Tiranë, edhe nëse kohëzgjatja e tyre dotë jetë vetëm 30 minuta, kryeqyteti ‘noton’ në ujë. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur pas reshjeve të dendura në mëngjes, Tirana u kthye në një pellg të madh uji, ku makinat depërtonin me vështirësi, ndërsa qytetarët përveshën gjunjët dhe u zbathën për të shkuar në punë apo dërguar fëmijët në shkollë.
Një situatë e tmerrshme që ndodh e ndodh gjithmonë. Por pse vjen kjo? A është Tirana si Venezia qe është e kushtëzuar nga gjeografia dhe territori ku është ngritur qyteti? Aspak jo!
Ekspertët e fushës kanë shpjeguar se e gjitha lidhet me tubat e sistemit te ujrerave te zeza që nuk e perballojne dot presionin dhe sasine e menjehershme te ujit qe shkarkohet mbi toke.
Tirana do te vazhdoje te permbytet çdo here bie shi sepse tubat nentoke jane te pamjaftueshem per mbingarkesen e betonizimit. Betonizimi, i cili pervec se ngarkon qytetin me njerez, ka tkurruar duke minimizuar aftesine e perthithjes se ujerave nga toka.
Arkitektja Doriana Musai ka shpejguar problematikën në terma më të thjeshtë: për cdo rruge te re që rivendosen tubacione te reja, inxhinieri i projektit perdor standartin, psh, tuba 315. Por, ky standard, punon ne raport me planin urbanistik, i cili i miratuar perpara çdo investimi duhet te kete te qarte se si do te ndertohet dhe çfare ne ate zone. Nese aty zhvillohet nje 45 katsh, tubi i standardit del jashte funksioni, sepse nuk ka marre parasysh volumin 9-fish me shume te ujerave qe shkarkon kulla ne raport me pallatin standard 5 katesh. @STANDARD.AL