Drejtori i KESH injoron shkresat: Nuk jap intervistë për anijet gjenerator ‘Tigrat 1-3’ ( paguhen 90 mijë € në ditë, por s’janë ndezur një ditë)

0
294

Disa herë gjatë këtij sezoni, emisioni ‘Piranjat’ janë angazhuar në denoncimin e megaskandalit të dy anijeve gjenerator në gjirin e Vlorës. Kanë numëruar faktet, që nga qeraja absurde që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 64 milion dollarë, e deri tek kompanitë me të cilat KESH ka lidhur kontratë.

 

Pa harruar aspak ndotjen katastrofike mjedisore që do të shkaktojë vënia e tyre në punë. Kanë sqaruar gjithashtu lidhjet okulte mes kompanive të përfshira dhe KESH-it në këtë aferë miliona euroshe, duke ju treguar se si kontraktimi i dy anijeve gjeneratorë nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jo vetëm u bë me nje seri shkeljesh të rregullave të prokurimit publik, duke u maskuar nën ‘një tender emergjent’, por kompania kryesore që do të marrë këto para, nuk është ajo amerikane e listuar në bursë ‘Excelerate Energy’ por një firmë offshore ku pronarët nuk njihen.

Të gjitha këto denoncime të aferës, po aq skandaloze dhe me kosto për buxhetin e shtetit sa ajo e inceneratorëve, që tashmë është në SPAK, janë shoqëruar me shkresa te vazhdueshme zyrtare që ‘Piranjat’ I kanë dërguar KESH-it. Shkresa qe asnjëherë nuk kane marrë përgjigje per çfarë u është kërkuar.

Nisur nga kjo mungesë e vazhdueshme serioziteti, stafi i Piranjave kërkoi paraprakisht një intervistë me drejtorin e KESH, zotin Ergys Verdho, si personi kyç në aferën e anijeve gjenerator, dhe firmosës i kontratës skandaloze me kompanitë offshore. Por edhe këtë radhë, shkresa mbeti pa përgjigje.

Gjë që detyroi stafin e Piranjave të zgjohen shumë herët në mëngjes, dhe të vrapojnë pak për ta takuar. Duke ju prezantuar, zoti Verdho i drejtohet gazetares duke i thënë se ‘kush të ka thënë ty se do jap intervistë….’

 

Kjo indiferencë dhe moskokëçarje e zotit Verdho pas çdo denoncimi, a mund të ketë dikë nga prapa?

 

Bashkë me garancitë që i janë dhënë këtij individi, i cili pavarësisht se është në disa shkelje të njëpasnjëshme të ligjit, nuk jep asnjë sqarim publik për megaskandalin e anijeve gjenerator.

 

Zoti Verdho nuk pranoi të flasë për një interes të gjerë publik, por me shumë gjasa në SPAK do duhet të flasë shumë shpejt.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here