Xhaferri- Tajanit: Rama do ta keqpërdorë kundër jush marrëveshjen për emigrantët

0
257

Ditën kur Italia do të kritikojë korrupsionin e qeverisë Rama dhe lidhjet me krimin që janë kthyer në pengesë për integrimin, Edi Rama do hapë dyert e kampit ku do strehojë tepricat e emigrantëve dhe ti lejojë ata të nisen drejt Italisë.

Deklarata e fortë u bë nga Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, gjatë fjalës së tij në Forumin e Lirisë që po mbahet në Romë ku morën pjesë Kryetarët e Forumeve Rinore Demokrate Botërore.

I pranishëm në këto takime ishte edhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, zv Ministrja e Jashtme, Deborah Bergamini dhe Senatori, Pier Antonio Zanneti, teksa pjesë e diskutimit u bë edhe pakti mes Melonit dhe Ramës.

Xhaferri gjatë fjalës së tij e kritikoi këtë marrëveshje, ku argumentoi se vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm si Edi Rama mund ta bënte, vetëm e vetëm për t’u çertifikuar në sytë e Melonit si një lider i madh.

Drejtuesi i FRPD-së theksoi se Rama do ta keqpërdor marrëveshjen për interesat e tij, që nuk përputhen as me të Italisë dhe as qytetarëve shqiptarë.
Të njëjtin qëndrim Xhaferri e ndau edhe gjatë një takimi të posaçëm që zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Fjala e zbardhur e Besart Xhaferrit në takim.

“Jam shumë i lumtur që kjo temë u prek nga vetë ju. Nuk kisha plan të flisja në këtë forum për këtë. Por me lejoni t’ju them që në Shqipëri, njerëzit e shohin këtë si një marrëveshje okulte, të fshehtë, të cilën kryeministri ynë e arriti bashkë me kryeministren tuaj, Giorgia Meloni.

Ajo që ne besojmë është që Edi Rama ka nevojë për një çertifikim italian se ai është një “lider i madh”. Ai u vetofrua tek ju për të bërë diçka që do të ishte makthi i çdo kryeministri në botën e lirë dhe demokratike.

Shqiptarët nuk janë kundër refugjatëve që vijnë dhe trokasin në derën e tyre, të cilën ua hapin dhe megjithëse jemi të varfër, e ndajmë edhe një copë buke me ata. Por në këtë rast nuk kemi këta refugjatë, por kemi njerëz që kanë trokitur në kufirin e Italisë dhe ju doni t’i sillni në një zonë të nxehtë, në një vend si Shqipëria që vuan nga trafiku njerëzor, ku drejtorët e Policisë janë të lidhur me bandat dhe ju besoni që Shqipëria do të ishte një vend i sigurt për këta.

Fakti tjetër është që këta refugjatë nuk do të jenë të lumtur aspak, sepse do të jenë marrë peng dhe të postuar tek ne. Ata do të jenë veç meshkuj dhe mbi 18 vjeç, 36 mijë në vit, mendoj në 3 vjet do të jenë mbi 100 mijë sepse procedurat italiane për të vendosur statusin e tyre nuk do të jenë aq të shpejta.

Mendoj që do të jetë një katastrofë për ata, por prapë mendoj që për qeverinë italiane është një sukses, sepse ju mbajtët premtimet e saj elektorale, por pyetja ime është “Çfarë është Edi Rama tani për ju?!”

Është një partner i mrekullueshëm?! Po bëhet si Erdogani, me 5 milionë sirianët që ka në Turqi?! Pra në momentin që Edi Rama sillet keq, ju nuk mund t’i thoni dot asgjë, sepse ai do të hapë dyert e kampit dhe kthejë refugjatët menjëherë te ju.

Ajo që mund të them është që për një të ri që u rrit me filmat, muzikën, futbollin dhe kulturën italiane, jam shumë i zhgënjyer që një qeveri e qendres së djathtë bën marrëveshje me një kryeministër ektremist të majtë, sidomos nën markën e Melonit.”

Në takim u disktua edhe për çështjet e integrimit dhe rinisë, ku Xhaferri theksoi se Shqipëria për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe përqafimit të interesave të Lindjes, ka bërë regres të dukshëm në këtë drejtim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here