Luan Cemenja, daja i Alfred Vishës 33 -vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Gjermani ka folur për sjelljen e strukturave të shtetit shqiptar pas ngjarjes.
Duke folur në Syri tv, ai dhe familja e tij nuk kanë pasur asnjë lloj mbështetje dhe interesimi për fatin tragjik të të rinjve shqiptarë që humbin jetën duke punuar në emigracion.
“Në dijeninë time asnjë, asnjë, edhe për ambasadën janë bërë e-maile. Di sepse ne spitalin ku vajti nipi im ishte mbesa infermiere dhe një kushëri janë kujdesur e kanë dhënë maksimumin. Kanë shkruar ambasadës edhe kryeministrit dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje qoftë edhe ngushëllim. Asnjë.
Unë kërkova që të bëhet mediatike. Por edhe që ti ndihmoja. E kam marrë vete iniciativën që të kontribuoj për nipin tim”, tha Visha.
Shqiptarët Albert Zorba 31-vjeç, Alfred Visha 33-vjeç, Redon Hebeja 22-vjeç, Rruzhdi Hoxha 33-vjeç dhe Astrit Xheka 35-vjeç humbën jetën në kantierin e ndërtimit Hafencity të Hamburgut, Gjermani.
Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Ende është e paqartë se përse është shembur skela.