Kreu i demokratëve, Sali Berisha, do të zhvillojë sot një takim me qytetarët dhe simpatizantët në Kavajë.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një video-mesazh për takimin e sotëm në Kavajë.
“Opozita në Aksion’, sot takim në Kavajë,” shkruan Berisha.
Takimi madhështor pritet të mbahet në mbrëmje në pallatin e kulturës të qytetit. Kujtojmë se takimet në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’ nisën të shtunën në Durrës.