Avokati Logu: Aktiviteti politik i Bashës prej dy shtatorit është i pa vlefshëm

0
270

Avokati Marash Logu është shprehur per syritv se i gjithë aktiviteti politik i Bashës që nga 2 shtatori e këtej nuk ka asnjë vlerë ligjore pasi gjykata nuk e njeh si kryetar të Partisë Demokratike.

“Basha në shtator të 2023 kishte investuar gjykatën që të regjistrohej kuvendi i 2 shtatorit, vendimmarrje nga njëra anë që kishte sjellë dhe ndryshimin e statutit ku kryetari i partisë të jetë dhe kreu  i Grupit Parlamentar.

Kjo qartazi është në kundërshtim me rregulloren e parlamentit, i gjithë aktiviteti politik, partiak dhe statusor që nga 2 shtatori për sa kohë nuk është njohur nga gjykata nuk ka asnjë vlerë gjyqësore.

Vendimi i djeshëm i gjykatës vlerësojë që për sa kohë Partisë Demokratike e Shqipërisë ka një kërkesë të bërë në dhjetor të 2022 në Gjykatën e Tiranës dhe sot në Gjykatën e Lartë, kjo çështje duhet të pezullohet dhe të pritet fati i kësaj gjykimi. Kjo është skandaloze pasi kemi dhe dy vite që po presim që gjykata të marrë një vendim për këtë pasi ligji për partitë politike njeh një afat 30 ditor. “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here