Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka folur sërish sot për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.
:Komentin për çështjen e Belerit e kam bërë që ditën e dytë të arrestimit të tij, kur unë kam parë filmimet e medieve, që ai ka qenë një arrestim fund e krye politik, – u tha Berisha mediave në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar të PD. – Është në turpin e të gjitha institucioneve të drejtësisë që pranuan për provë atë të cilën Kodi i Procedurës Penale, e hedh poshtë, e ndalon të përdoret për provë Kodi i Procedurës Penale e përcakton qartë se nuk mund të përdoret për provë, prova e mbledhur për provokim.
Ajo ishte e qartë, sikundër e qartë është nëna me tre fëmijë, të cilën e morën barbarisht në orën dy të natës nga Himara në Vlorë dhe që nuk kishte asnjë lidhje.
Pra, ishte gjithçka një krijesë e një njeriu, të cilin unë e kam denoncuar, është shpërblyer për këtë provokim 7 milionë lekë nga një fund që nuk duhej t’i merrte kurrë. Se ai fond ka destinacion tjetër.”