Efekti CR7 / UEFA me ftesë speciale, Al Nassr mund të luajë në Champions League

0
294

Al-Nassr i Cristiano Ronaldos mund të marrë pjesë në Champions League, në sezonin 2024-25. Kompeticioni më i rëndësishëm në Europë ka pasur ekskluzivisht vetëm klube të lidhura me UEFA-n që konkurrojnë që nga fillimi i saj tre dekada më parë. Megjithatë, tani është vendosur t’i ofrohet një ftesë skuadrës saudite të Pro League, Al-Nassr për edicionin e vitit të ardhshëm, duke marrë parasysh popullaritetin e klubit në Evropë.

Natyrisht, një ftesë e tillë  ndikohet edhe nga prezenca e Cristiano Ronaldos, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Champions League me 140 gola,  i cili iu bashkua klubit në dhjetor si lojtar i lirë. Një nga lojtarët më të mirë të planetit, 38-vjeçari Ronaldo ngjan me verën, teksa ka nisur fuqishëm sezonin.

Kapiteni i Portugalisë ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 9 asiste në 17 ndeshje në të gjitha garat. UEFA tani dëshiron të shfrytëzojë popullaritetin e klubit të Arabisë Saudite dhe të Cristiano Ronaldos, duke planifikuar t’u bëjë atyre një ftesë për sezonin 2024-2025.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here