Çështja CEZ, Meta: Shqipëria humbi 200 milionë euro nga CEZ-i në arbitrazh, CEZ-DIA për të relativizuar skandalin e inceneratorit

0
259

Në konferencën për media, Ilir Meta foli edhe per çështjen CEZ, ku tha se Shqipëria humbi 200 mln euro nga arbitrazhi.

“Dua t’ju them dhe një rast tjetër, që është Edi Rama përgjegjës që Shqipëria ka humbur të paktën 200 milionë euro nga CEZ-i, sepse kur ai ka ardhur në pushtet, CEZ-I ka qenë në arbitrazh, qeveria shqiptare pra me CEZ-in dhe sipas konsulentit ndërkombëtar, një avokat arbitrazhi me reputacion duhej që CEZ-i të paktën t’i kthente Shqipërisë deri në 200 milionë euro për mospërmbushjen e kontratës, për dëmet që kishte bërë për mosbërjen e investimeve dhe ky ishte një proces që asistohej nga Banka Botërore atë kohë. Edi Rama në mënyrë tërësisht të dyshimtë jo vetëm që u tërhoq nga arbitrazhi por bëri dhe marrëveshje të tjera në dëm të shtetit dhe në dëm të qytetarëve shqiptarë. Lidhur edhe më çështjen tjetër CEZ-DIA që ka vënë të gjithë papagallët e tij për të parelelizma me aferën e inceneratorëve, pra me aferën 430 milionë euro me 430 milionë euro imagjinare, e cila është një çështje tërësisht politike. Dua t’ju them se dëmi që kompania DIA ka shkaktuar CEZ-it apo qytetarëve shqiptarë, sipas Cliford Chance që ishte studio që mbrojti Shqipërinë në arbitrazhin e Vienës ishte 4.5 milionë euro. Dhe sipas gjykatave shqiptare të cilat e kanë gjykuar këtë çështje ishte 649 milionë lekë të reja. E gjithë kjo është një përpjekje propagandistike, jo vetëm për të spostuar vëmendjen në çështje të gjykuara por njëkohësisht për të relatizuar aferën e inceneratorëve e cila po shkon jo 430 sa ka qenë por megjithë dherat dhe gjithë gjerat e tjera në total po shkon gati 1 miliard euro. Pra kërkon një korrupsion të tillë të përbinshëm që është kaq evident për të gjithë, incenerator që nuk ekziston dhe që e dinë të gjithë prej vitesh, ta relativizojnë thjesht duke përdorur veglat e tij në drejtësi, veglat e tij në propagandë edhe në media dhe që të vazhdojë të garantojë pandëshkueshmërinë e tij.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here