Bashkia e Elbasanit ka reaguar lidhur me rastin e 5-vjeçarit me autizëm, pasi u raportua se është keqtrajtuar nga edukatorja në kopësht.
Në njoftimin zyrtar sqarohet se rasti është referuar nga prindërit më 26 tetor dhe menjëherë në datën 27 tetor, është mbledhur drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit.
Njoftohet se në datën 30 tetor ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.