Kreshnik Hajdari merret i pandehur nga SPAK. Kryebashkiakut iu komunikua akuza e falsifikimit të formularëve, ja sa vite burg rrezikon

0
383

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Arsyeja e paraqitjes së tij këtë të mërkurë në ambientet e SPAK-ut, është se Kreshnik Hajdari është zyrtarisht me statusin e të pandehurit, pasi prokuorët e posaçëm i kanë  komunikuar akuzën e falsifikimit të formularëve. Sipas SPAK, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk deklaroi në formular një dënim në Greqi, në vitin 1999.

Në rast se vërtetohet akuza, atëherë kryebashkiaku Hajdari rrezikon dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vite.

Zyrtarisht i pandehur, SPAK i komunikoi Kreshnik Hajdarit akuzën e

Avokati i tij, Theodhori Sollaku, dha detaje pas përfundimit të marrjes në pyetje.

“Ishim për një kallëzim të bërë nga subjektet politike për një dënim qortimi të dhënë në Greqi 25 vjet më parë. Kanë pretenduar se nuk e ka deklaruar.

Nuk ka pasur asnjë vendim të publikuar, asnjë komunikim për këtë vendim. Por edhe nëse do të kishte, nuk do të kishte asnjë pasojë”, tha Sollaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here