Ngjarje e rëndë në Sarandë/ E mitura denoncon nënën e saj: Më detyroi të kryeja s*ks me disa persona

0
268

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Policinë e Sarandës. Një adoleshente ka kallëzuar nënën e saj duke deklaruar se e ka shfrytëzuar seksualisht për qëllime përfitimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”,sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here