Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u justifikua për pensionet e ulëta duke thënë se numri i të moshuarve është shumë më i lartë se ai i punonjësve të shtetit.
Shkurt, Rama tha se “kaq mundësi kemi” për pensionistët.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar nënkryetari i PL Petrit Vasili i cili shkruan se vetëm cereku i parave tëe koncesioneve do të dilte e tepronte për të rritur si duhet pensionet.
Ragimi:
Rama thote qe pensionistet jane shume ndaj nuk i ndihmojme dot.
Po ketij Rames i thone te gjithe nga brenda e nga jashte qe ndalu me koncesionet se po vidhen qindra milion euro.
Rama jo vetem qe s’ndalet, por u jep qindra milion euro te tjera.
Ndersa pensionistet qenkan shume dhe per ta s’paska leke Rama.
Po Maqedonia me e vogel dhe me e varfer se Shqiperia si ja ben qe i ka 50% me te larta pensionet?
Leke dhe mundesi ka pa fund.
Por Deviza e Rames eshte : Me mire te vidhen se sa tja jap leket pensionisteve.
Vetem cereku i parave te koncesioneve do te dilte e tepronte per te rritur si duhet pensionet.