Kryeministri Edi Rama nuk do tërhiqet dhe do vijojë ti mohojë opozitës, të drejtën kushtetuese, për të ngritur komisione hetimore. Ndërsa prej më shumë se një muaji, opozita po proteston, duke bllokuar punimet normale të kuvendit, me kërkesen për të hetuar qeverine përmes mekanizmave parlamnetare, Rama paralajmëroi se mazhoranca nuk do të lejojë ngritjen e komisioneve hetimore.
Deklaratat e kryeministrit, u bënë gjatë, asamblese se zgjeruar të partisë Socilaiste në Dibër, ku pjesën më të madhe të fjalës së tij, Rama ja kushtoi sulmeve ndaj opozitës.