Pronari i banesës, 54- vjecari Sokol Bajgora, i cili u dhunua gjatë natës nga disa hajdutë në shtëpinë e tij në fshatin Baltëz të Fierit, nga ambientet e spitalit rajonal, ku ndodhet për të marrë ndihmë mjekësore, ka treguar tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai ka treguar për tre personat e armatosur, dhe me maska të cilët kishin hyrë në banesën e tij për të vjedhur.
‘Ndodhesha i vetëm në shtëpi,- tregon 54-vjecari, – kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe ushtruan dhunë, por që nuk arritën të vidhnin gjë. Mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën edhe më të vështirë, – tregon Bajgora, – teksa me tytën e armës tre personat e armatosur më godisnin pa pushim në pjesën e kokës’,
Bajgora ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.